Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, pas sulmit ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, tash ka drejtuar gishtin dika tjetër, shkruan Llapi.info.

Ukaj, i cili u bë shkak i ndërprerjes së një seance, ka “kërcënuar” edhe deputeten Mimoza Kusari-Lila.

Në një postim ku bëhet fjalë për Mimoza Kusarin, deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, në një koment është shprehur se “do t’i mbyllet goja edhe asaj”.

“Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, këto reagime vijnë tek pas kritikave që Kusari-Lila i ka bërë në drejtim të kryeministrit Hoti, pasi që ky i fundit doli pozitiv me COVID-19. Kusari ka thënë se Hoti ka pasur kontakte të shumta gjatë këtyre ditëve dhe në momentin kur nuk është ndjerë mirë është dashur të izolohet.

Pas saj, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke quajtur Kusarin –Lilën xhelate, për kritikat ndaj Avdullah Hotit./Llapi.info