Ish Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi i cili ishte suspenduar nga detyra e zyrtarit në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, katër muaj më parë, tashmë është rikthyer në vendin e mëhershëm të punës.

Ejupi ishte suspenduar me rekomandimin e Inspektoriatit Policor të Kosovës në bashkëpunim me Policinë, pas disa dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç mëson Indeksonline, pas tre muajsh hetime, për Isak Ejupin nuk ka pasur prova të mjaftueshme, me ç’rast i njejti është rikthyer në pozitën e mëhershme, si Zyrtar i Lartë Policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës./ Indeksonline/