Screenshot

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, përmes një komunikate, ka treguar se ka mbyllur përkohësisht thirrjen e dytë për subvencionimin e izolimit të shtëpive.

Fondi ka treguar se ka pasur 1.333 aplikime në vlerë gati 5 milionë euro.

Tutje, sipas Fondit, këto aplikime kanë përmbushur buxhetin e destinuar.

“Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se është mbyllur aplikimi për thirrjen e dytë publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të 1333 aplikimeve në vlerë prej 4,998,871.79€, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve dhe kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% shtesë për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro” – ka shkruar Fondi.