Përbërësit:

  • 500 gr pasta
  • 3 lugë gjelle buter
  • 3 gota djath mocarella
  • 1 lugë e vogël hudhër pluhur
  • 1 gotë e gjysmë qumësht
  • 1 lugë e vogël krip
  • pak piper i zi
  • 4 gota spinaq

Përgatitja:

Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin, shtoni djathin mocarella të grirë, kripën, piperin, hudhrën pluhur dhe qumështin. Zieni në temperaturë mesatare duke e përzier shpesh.

Pasi sosi të bëhet masë e trashë, shtoni spinaqin, zieni edhe për 5 min. Largoni nga nxehtësia, dhe këtë masë futeni në blender.

Shtoni sosin në pastat e ziera. Përzieni mire, dhe shtoni ende krip dhe piper nëse keni dëshirë