Pastiçon jemi mësuar që ta përgatisim me mish të grirë apo djathë e qumësht.

AgroWeb.org ju tregon një mënyrë krejt të re për të shijuar këtë pjatë fantastike me familjarët tuaj.

E përgatitur me kombinimin e kosit dhe spinaqit, pastiçoja do t’ju dhurojnë një shije totalisht të re dhe të veçantë.

Mjafton që të ndiqni hapat e treguara mëposhtë dhe do të mrekulloheni me këtë recetë.

Përbërësit
500 gr makarona

600 gr spinaq

500 gr kos

1 filxhan çaji qumësht

½ filxhan çaji vaj

3-4 vezë

1 ls koncentrat

100 gr djathë

Kripë,

Piper i zi

Përgatitja
Si fillim vendosim makarona që të ziejnë pak në ujë me kripë sa të zbuten.

Më pas kalojini ato në një tavë dhe hapini duke krijuar një shtresë.

Në një enë tjetër, AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni vezët me qumështin dhe vajin.

Shtoni koncentratin pluhur, kripën dhe piperin e zi e në fund kosin.

Tek tava me makarona hidhni djathin e thërrmuar dhe gjysmën e sasisë së masës së përgatitur me kos dhe vezë.

Tek pjesa tjetër e mbetur e kosit me vezë shtoni spinaqin e grirë.

Përziejeni mirë dhe kalojeni në tavë duke e shtruar në të gjithë sipërfaqen.

Futeni tavën për t’u pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 35-40 minuta.

Më pas shikojeni nëse pastiçoja është mpiksur siç duhet, nëse jo atëherë AgroWeb.org ju këshillon që ta lini edhe për 10 minuta të tjera.

Pasi të jetë pjekur pastiçon lëreni që të ftohet pak dhe priteni për ta shërbyer të ngrohtë.

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me sallatë me perime të freskëta apo me perime të pjekura sipas dëshirës./AgroWeb.org