Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e veprimit si dhe buxhetin për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili do të nisë që na 15 shtatori e deri më 15 dhjetor.

Buxheti për këtë aksion do të jetë mbi 815 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Po më 15 shtator, me vendim të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi shkollat dhe universitetet do të jenë në pushim për t’u bashkuar në këtë aksion.

Kryeministri Haradinaj me këtë ras ka thënë se pas këtij aksioni nuk duhet lejuar që të hidhet bërllog kudo dhe se duhet aktivizuar mekanizmat ndëshkues.

Qeveria në mbledhjen e sotme po ashtu ka emëruar Arsim Gërxhaliun edhe për një mandat tre vjeçar në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore.