OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, sot ka organizuar aksion tjetër për pastrimin e liqenit të Batllavës në Orllan, njofton Llapi.info.
Aktivistët e kësaj OJQ-je edhe sot kanë larguar me thasë mbeturina të cilat ishin përkitazi me liqenin.
Me këtë rast, është vendosur edhe një pankartë në hyrje të tij. “Uji është jetë, mos e ndot atë”, thuhet në pankartën e vendosur në Orllan me qëllim vetëdijesimi që të ruhet ambienti përreth ujit. “Vendimi varet nga ti”, thuhet tutje në apel.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa implementohet nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”.
Duhet përkujtuar se kjo organizatë muaj më parë pati pastruar këtë liqen, me ç’rast u patën larguar rreth 200 thasë me mbeturina./Llapi.info