Lumi Llap në fshatin Repë të Podujevës ka qenë i pushtuar nga bërlloku i shumtë, njofton Llapi.info.
Në pjesën ku është e vendosur penda për ujitje, shihet thuajse kishin bllokuar rrjedhën e lumit. Banorët akuzonin ish-kryetarin Veliun për këtë pendë, duke shtuar se ajo ndikonte në vërshimin në pjesë të kësaj ane.
Mirëpo, zyrtarët komunalë kanë thënë se tashmë lumi është pastruar dhe se penda është ndërtuar pas dorëheqjes së Veliut nga posti i kryetarit. Në pamjet e dërguara shihet kompania e kontraktuar nga Komuna që tashmë ka pastruar lumin./Llapi.info