Edhe deputetët e LDK-së, Agim Veliu dhe Besian Mustafa nga Podujeva, kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Llapi.info.
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ka tokë të punuar, shtëpi, banesë dhe truall, por që të gjitha këto ai i ka llogaritur në vlerë zero (0).
Veliu, po ashtu, s’ka deklaruar fare pasuri të luajtshme. Ai ka deklaruar se ka rreth 40 mijë euro para të gatshme në banka.
Kurse, Besian Mastafa ka deklaruar tri banesa. Dy prej tyre familjare, kurse një personale. Të trija në vlerë 189 mijë euro. Mustafa ka deklaruar edhe tri garazha në vlerë prej mbi 15 mijë euro.
Në pasuri të luajtshme, Mustafa ka deklaruar se ka veturë “Peugeot 308”, në vlerë 4 mijë euro. Veturë tjetër “BMW”, 18 mijë euro.
Ai ka thënë se ka aksione në “Gainisght Services”. Mustafa ka thënë se ka mbi 100 mijë euro në banka të kursyera, kurse ka kredi rreth 13 mijë euro. /Llapi.info