Përbërësit
4 patate
2 qepë
2 gota ujë
2 decilitra vaj
ereza te thata
kripë dhe piper i zi
Hapat
Në një enë rezistuese ndaj zjarrit qitni qepën e grirë, pastaj shtoni pataten e prerë në feta, erëzat dhe vajin dhe që të gjitha përzieni me dorë
Pastaj qitni ujë dhe futeni në furrë shporeti në 250 gradë celsius që të piqet
Tundni shtesën nga vezët, vaji, erëzat dhe mielli dhe që të gjitha qitni sipër patateve
Futeni sërish në furrë që të piqet
Në patatet e pjekura të nxehta mund të qitni edhe pak kaçkavall të grirë në rende
Ju bëftë mirë