Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se tashmë shkolla e fshatit Balloc do të jetë shkollë e ndarë nga ajo në Sfeqël.

Postimi i plotë:

Dje kemi marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për themelimin e institucionit edukativo-arsmior (shkolla fillore e mesme e ulët) në fshatin Balloc.

Deri sot kjo shkollë ka qenë paralele e ndarë e Shkollës “Ali Ajeti” në Sfeçël. Ndërsa nga tash e tutje, kjo shkollë është pavarësuar dhe do të funksionojë si shkollë me të gjitha të drejtat që i takojnë një institucioni arsimor.

Kjo ka qenë kërkesë e kahershme edhe banorëve të këtij fshati.

Urime banorëve, stafit të shkollës dhe të gjithë nxënësve të Shkollës në Balloc!