Pak ditë pasi Florentina Zejnullahu u zgjodh kryetare e Rinisë së PDK-së në Podujevë, ajo pozitën e saj e liroi për ish- kundërkandidatin e sajë, Alban Durmishi.
Arsyeja e lirimit të pozitës, sipas Këshillit Drejtues të PDK-së, ishte pasi rregullorja e kësaj partie nuk lejon që i njëjti individ, në të njëjtën kohë, të jetë pjesë e kryesisë qendror dhe kryetar i Rinisë së partisë. Lidhur me këtë, Arxhend Softolli, deputet në kuvendin e të Rinjve të Kosovës, ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me lirimin e pozitës së saj.
Softolli në një reagim në Facebook ka thënë se arsyet e përdorura për lirim të pozitës së udhëheqjes së partisë për të rinjtë, janë të pa vërteta pasi, sipas tij, ky nen ishte rregulluar në Kuvendin e Përgjithshëm në Prishtinë.
Më poshtë ja edhe reagimi i Softollit:
Lidhur me zgjedhjet në Rininë Demokratike në Podujevë. Të dashur shokë dhe miq, dua të ju falënderoj shumë për durimin që keni pasur përgjatë 3 muajve që të më ndihmoni për të parin e Rinisë Demokratike në Llap. Ju kërkoj falje që ju kam shqetësuar.
Siç edhe më njihni personalisht jam njeri që jam në gjendje të bëjë gjithcka për shoqërinë e sidomos për familjet e dëshmorëve. Shoqja ime Floreta Zejnullahu pak ore para se të shpallja unë kandidaturën për kryetar të Rinisë, në llogarinë e saj në Facebook kishte shpall kandidaturën e saj për kryetare të rinisë.
Isha pak i zhgënjyer sepse isha para një dileme të madhe, te kandidoja dhe ta mposhtja apo të tërhiqem dhe ti ndihmoj. Konsultimet që pata me miqtë më të mirë në parti dhe në shoqëri më shtyn që për hir të familjes Zejnullahu të terhiqem nga gara dhe ti ndihmoj Floretës. Madje une ofrova të gjithe shokët e mi në dispozicion të kësaj pune. Nuk munda të tregohesha i pa ftyrë që ti dal perballë familjes së saj, pra familjes Zejnullahu.
Të gjithë miqëve ju thashë që do të jemi me të në rrugëtimin për ti ndihmuar partisê. Nga gara jam tërhequr me te vetmen arsyje, respektin për familjen Zejnullahu. Ashtu siq u morëm vesh, Floretën e mbështeta në të gjitha zgjedhjet që ajo hyri brenda partisë për të arritur që të jetë e para e rinisë Demokratike. Sot une dhe shokët e mi e kuptuam që Floreta e paska bërë pazar postin e kryetarit të Rinisë, me atë të antarit të kryesisë Qendrore.
Na thirrën në mbledhjen urgjente të Kêshillit Drejtues në Podujevë. Me të marr vesh se për çfarë po bëhet fjalë, unë kam refuzuar që të marr pjesë në një mbledhje fars të Këshillit Drejtues. Më treguan që ish kryetarja paska thëne që rregullorja nuk e lejon që ajo të jetë pjesë e kryesisë qendrore dhe njëkohësisht të jetë edhe kryetare e rinisë në Podujevë, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë, sepse pikërisht ky nen u ndryshua në Kuvendin e përgjithshëm që e mbajtëm në Prishtinë, pra këtu kemi të bëjmë me një pazar klasik të pozitave.
Ndërsa disave të cilët kohë më parë më përqafonin dhe më thonin se jemi me ty deri në fund dhe kur ka ardhur koha janë strukur në vrima nuk mundem të ua harroj. Ju e dini cilët jeni! Këshilli Drejtues duhet të mblidhet edhe një herë dhe të shqyrtoj këtë vendim të kontestueshëm dhe të përshpejtuar e të paparaljëmruar. Rinia Demokratike ne Podujeve nuk është në rrugën e duhur, shpresojmë që bashkërisht ta nxjerrim nga humnera në të cilën po bie çdo ditë e më thellë.