Partia Demokratike Dega në Podujevë ka vazhduar polemikat në distancë ndaj Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njofton Llapi.info.

Sipas një kumtese për medie, PDK ka akuzuar pushtetin komunal se janë pikërisht këta të fundit të cilët janë duke e degraduar sistemin e arsimit në Podujevë.

“Arsimi dhe arsimimi janë dy koncepte te ndryshme. Prandaj, ne ju faktojmë se pushteti qe ju e zotroni për momentin nuk ka treguar se ju e mbroni atë. Në fakt ju e keni degraduar dhe e degradoni duke inkurajuar dhe ngritur te pa arsimuarit me “arsim”, në dëm të të edukuareve dhe atyre që përbëjnë sistemin e mirefillt të arsimit!”, thuhet në komunikatën e PDK- së.

Sipas kësaj partie degës së LDK- së në Podujevë “pasi i mungojnë argumentet për keq-qeverisjen, përbaltë mësimdhënësit dhe për këtë mundohet që fajin ta hedh tek PDK-ja, edhe pse ajo e thotë vet me zë dhe figurë. Punonjësit e arsimit kanë sakrifikuar shumë. Kjo është e ditur botërisht dhe për këtë PDK ndihet shumë krenare ashtu siç ndihen qytetarët, përveç jush. Por arsimin e ka katandisur pushteti aktual në Podujevë dhe meqë e ka katandisur aq keq, këta mundohen që t’i përbaltin punonjësit arsimor, por kjo bëhet në mënyrë perfide se gjoja të tjerët e thonë” thuhet ndër të tjera në kumtesën e kësaj partie.

Lexo edhe:

Vazhdojnë përplasjet në Podujevë: LDK thotë se PDK po i krahason arsimtarët me qentë

Tutje, PDK i bën thirrje Veliut që tu sqaroj qytetarëve të llapjanë se pse drejtori i shkollës M. U “Afrimi dhe Fahriu” mbante revole brenda objektit shkollor dhe që tashmë është emëruar zv. drejtor në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në qendër të qytetit.

“Të nderuar pushtetarë, i nderuari Veliu, tregoni qytetarëve llapjan, pse nuk morët masa kundër ish drejtorit, Sheqir Krasniqi, në shkollen M.U. “Afrimi dhe Fahriu”, në Lluzhan, i cili vazhdimisht mbante revole brenda objekteve të shokllës, me te cilën iu kërcënua me vrasje teknikut të kësaj shkolle, por e dekoruat duke e emëruar zv.drejtor në shkollën fillore “Ibrahim Rugova”, në qendër të qytetit të Podujevës, dhe që është e kundërta me filozofinë paqësore të ish liderit tuaj historik, sepse ai ishte kundër armëve. Apo e vërteta tjetër, se ky ka edhe bashkëshorten asambleiste të partisë suaj që e drejtoni dhe dëshironi që këto raporte klienteliste të ruhen e të mos zvetnohen?!” thuhet në reagimin e PDK- së.

Sipas kësaj partie “taktikat para elektoratit për t’u dukur ndryshe ngaqë jeni, tashmë nuk i hajnë as adoloshentët, e jo elektorati i pjekur që çdo ditë e më shumë është duke ju injoruar dhe duke ju kthyer shpinën, për mospërmbushjen e premtimeve të shumta që u keni dhënë dhe nuk i keni realizuar” përfundon reagimin e saj kjo parti./Llapi.info