Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që të stimulohen me mjete financiare gratë lehona në Komunën e Podujevës.
100 euro për secilën janë kërkuar nga zyrtarët komunalë që t’u jepen të gjitha atyre që kanë lindur gjatë një viti kalendarik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të parët që e kanë ngritur këtë çështje për seanca me radhë kanë qenë këshilltarët e LVV-së. Por zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për kërkesën e tyre.
Këshilltarja e LVV-së, Adelinë Stublla, ka thënë se gjatë vitit 2014 kanë qenë 74 lehona në Komunën e Podujevës dhe se shuma që do të duhej të ndante Ekzekutivi komunal do të ishte 7 mijë e 400 euro.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)