Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetes Adelina Grainca ta dorëzojë mandatin, që sipas tij, e fitoi në emër dhe nga votuesit e PDK-së.
Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pasi ajo ta dorëzon mandatin, mund të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së. Kur ta dorëzon mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”, ka shkruar shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës garoi në listën e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ndërkohë të dielën mori pjesë në seancën e votimit të presidentit, dhe më vonë, kryeministri Albin Kurti e njoftoi si deputeten më të re të Lëvizjes Vetëvendosje.