Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media ku ka sqaruar situatën e deputetes Adelina Grainca, e cila po merr pjesë në seancën për votimin e presidentit.
PDK-ja ka njoftuar se Grainca është shkarkuar nga të gjithë funksionet brenda partisë gjatë ditës së sotme, derisa kanë hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas tyre, ai ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.
“Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.