Dega e Partisë Demokratike në Podujevë përmes një komunikate për media ka dënuar fuqishëm aktin e sulmit të nxënësve ndaj profesorëve të shkollës së mesme teknike “Fan S. Noli” në Podujevë, transmeton Llapi.info.

“Dega e PDK-së në Podujevë dënon fuqishëm këtë akt arrogant, ku u sulmuan profesorët dhe kërkon që për këtë akt të merren masa nga organet relevante.”- thuhet në këtë komunikatë.

Përveç kësaj, dega e PDK-së në Podujevë përmesë kësaj komunikate njoftoi se në mbledhjen e rregullt të saj debatoi edhe për gjendjen siç e quajnë ata të rëndë të arsimit në Podujevë.

“Dega e PDK-së në Podujevë edhe më herët, nëpërmjetë këshilltarëve komunal ka tërhequr vërejtjen për mosprofesionalizmin e drejtorit të këtij dikasteri, i cili jo vetëm që nuk i ka zgjedhur problemet e mëhershme, por këto probleme i ka fuqizuar, përmes nepotizmit dhe konkurseve jo të rregullta, ku në shprehje kanë ardhë vetëm konkuruesit me përkatësi partiake nga LDK-ja.”- thuhet më tutje.

Sipas PDK-së në Podujevë, këtë e ka pohuar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në emisionin “Jeta në Kosovë” duke thënë se nuk mund të gjejë punë asnjë njeri i cili nuk është në LDK./Llapi.info