Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se qeveria ende s’ka program, agjendë dhe plan. Thotë se ka dështuar në sigurimin e vaksinave.
“Sot nuk diskutohet për program…Qeveria çdo ditë po prodhon shumë të panjohura. Është e pabesueshme me çfarë temash po merret Qeveria e Kosovës”, tha Tahiri në emisionin DPT te Fidani.
“Shpresoj që ditëve në vijim do të na sjellin diçka në Kuvend që të diskutojmë. Ne s’po kemi kujt me i bo opozitë”, shtoi ai.
“Nuk pres mrekulli në aspektin e ekonomisë brenda 100 ditësh por pres një plan të qartë se si e sheh kjo qeveri zhvillimin ekonomik brenda katër vjetësh”, thotë Tahiri duke kritikuar mungesën e planit qeverisës.
“Kjo qeveri nuk sjell në Kuvend asnjë iniciativë. Nuk po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”, rithekson ai.
Tahiri ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë kundër Covid-19.