Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar edhe një nëndegë ku jeton mërgata shqiptare në Zvicër.

Në vazhdën e aktiviteteve për të zgjeruar aktivitetin politik në mërgatë kudo ku jetojnë shqiptarët, udhëheqësi i Komisionit për organizim të PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica, tha se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallen-it.

“Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Poashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë. Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, tha deputeti Elmi Reçica.