Partia Demokratike e Kosovës po mban konferencë për media, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e ambasadorëve të emëruar mbi baza politike.

Në këtë konferencë ka folur deputetja Ariana Musliu, e cila tha se ky vendim paraqet një krizë për diplomacinë e Kosovës, duke lënë ambasadat pa shefa.

“Tërheqja e ambasadorëve në këtë kohë pa e vlerësuar punën e tyre paraqet një veprim skandaloz. Ky veprim rrezikon funksionimin e shërbimit të jashtëm, duke lënë ambasadat pa shefat e misioneve. Të bëhet tërheqja në këtë mënyrë është e paprecedentë. Nuk bëhet fjalë për emra të përveçëm por ambasadorë të akredituar. Me veprimet e fundit Kosova do të ketë ambasadat pa shefa në shumë vende. Po shkaktoni krizë në diplomacinë tonë. Presiente në shërbim të VV-së”, tha Musliu.