Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci, që pronën e kësaj ministria që është në Zonën Industriale Prishtinë-Pejë, pas shumë vitesh keqpërdorimi e tjetërsimi ta kthej në emër të saj.

Peci bëri të ditur se vlera e asaj prone arrin në katër milionë euro.

Sipas Pecit, pas pronave në Ulpianë dhe Stankaj të Pejës, ky rast është një ndër më bizarët që ka ndodhur si tentim për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.

“Si rezultat i këmbëngulësisë sonë, akterët e lartcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në përvetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth 4 milionë euro; prona i është kthyer titullarit, Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë ministri.

Ai ka treguar se nga të dhënat që posedojnë, që nga viti 2010 deri në vitin 2020 janë rreth 100 hektarë tokë të tjetërsuara, objekte e prona afariste, që kanë ndërruar titullarin në mënyrë të dyshimtë përmes metodës së identifikimit të disa pjesëtarëve të komunitetit serb, ish-zyrtarë të Institutit të Bujqësisë së Kosovës.