Dy persona janë sulmuar me sëpatë në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi” , ku sipas Policisë të dy personat janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati.