Sot është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Sakibe Zhushi. Pensionimi i saj është përcjellë me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kryetari Bulliqi e falënderoi zyrtaren Zhushi për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës.
Në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin ndaj institucionit, Kryetari i ndau një mirënjohje znj.Zhushi dhe i uroi shëndet.