Njëri ndër punëtorët më të hershëm të Komunës së Podujevës, është pensionuar gjatë ditës së djeshme.

Fatmir Gashi, ishte punëtor shumë vjecar në sektorin e drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodozisë në Podujevë.

Pensionimi i tij është shoqëruar me një mirënjohje të ndarë nga drejtoresha Saranda Stublla, derisa është falenderuar për kontributin e tij dhënë për banorët e komunës sonë.

Njoftimi i plotë nga komuna:

Sot në drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë u organizua një ceremoni festive me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të punëtorit Fatmir Gashi, punëtorit shumë vjeçar të Komunës së Podujevës.

Në këtë ceremoni mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarët komunal të drejtorisë.

Drejtoresha Stublla në emër të institucionit të komunës e falënderoi zyrtarin Fatmir Gashi dhe ndau mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sektorin e Gjeodezisë, si dhe i dëshiroj shëndet të mirë dhe lumturi pranë familjes.