Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ragip Jaholli. Pensionimi i tij është përcjell me një ceremoni të përgatitur nga kolegët e tij, e ku i pranishëm ishte edhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Drejtori Osmani e falënderoi zyrtarin Jaholli për kontributin e dhënë për Komunën dhe qytetarët e Podujevës dhe në shenjë falënderimi i ndau një mirënjohje.

Drejtori Osmani i uroi Ragip Jahollit shëndet dhe pensionim të rehatshëm pranë më të dashurve të tij.