Të premten bëhen 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, njofton Llapi.info.
Ky përvjetor i pushkës së parë të lirisë e gjen të stolisur me flamuj kombëtarë vendlindjen e komandantit Zahir Pajaziti.
Rruga që të çon tek Kulla e Zahirit në fshatin Orllan të Podujevës është zbukuruar me flamuj të vendosur nga banorët së bashku me shoqëri civile.
Po ashtu, OJQ “SDK” në bashkëpunim me banorët e Orllanit, për nder të 31 janarit, të premten organizon edhe aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët në kullën e Zahir Pajazitit.
Ky aktivitet organizohet për nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Ftojmë të gjithë qytetaret e vendit te jen pjesë e këtij aktiviteti ku do të kenë mundësi te vizitojnë Kullën e Zahir Pajazitit, po ashtu të vendosin lule mbi varrin e tij dhe nëse dëshirojnë munden te dhurojnë gjak duke i nderuar heronjtë që na sollën lirin. Heroizmi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit është dëshmia më e mirë se çlirimi dhe atdhedashuria për vendin dhe kombin qenë më të rëndësishme sesa jetët e tyre”, thuhet në njoftim.
Tre strategët, Zahiri, Hakifi dhe Emdondi ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë më 31 janar të vitit 1997./Llapi.info