Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 972 tiketa trafiku, për të gjithë ata të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Po ashtu gjatë këtij 24 orëshi, policia ka arrestuar 31 persona ku prej tyre 22 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 31 aksidente ku nga ta 24 kanë qenë pa të lënduar.