Policia e Kosovës ka njoftuar se urdhri operativ “Siguria në trafikun rrugor 2023” po implementohet në terren.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve dhe janë konfiskuar 91 patentë shoferë.

Policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga shoferët që: në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë; t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit; të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë; të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.