Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka thënë se për hapjen graduale të parqeve do të vendosë Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, të cilat u mbyllën që nga muaji mars, si masë parandaluese e përhapjes së virusit Covid-19.

“Neve si agjenci na konvenon që parqet të jenë të mbyllura dhe kontrolli është shumë i lehtë, mirëpo njerëzit kanë nevojë për parqet kombëtare dhe kjo don rekreacion për tu shfrytëzuar”.

“Hapja e tyre na nxjerr telashe dhe punë mirëpo kemi shumë prodhues të çajave dhe bimëve medicinale. Dhe jemi të interesuar që gradualisht të kemi në kontroll dhe të bëhet lirimi i tyre. Se kur bëhet lirimi i parqeve varet nga IKSHP-ja”, tha ai.

“Sa i përket parqeve jam edhe pjesë e këshillit të emergjencave. Bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi propozuar që të mbyllen të gjitha parqet shkaku i lëvizjes së qytetarëve si dhe qarkullimi i veturave, sepse në momentin që bëhej shfaqja e diellit njerëzit dilnin nëpër parqe. Ndërsa kemi pasur shumë probleme që kemi pasur me frekuentimin e qytetarëve në këtë kohë pandemie në Prevallë, Brezoviëc, në parqe të tjera kombëtare dhe në parqet regjionale dhe komunale siç është Gërmia. Është ndaluar hyrja në to përveç banorëve dhe njerëzve që merren me aktivitete të ndryshme po janë një numër i vogël”, ka shtuar Morina.

Ai ka thënë se më shumë u konvenon që parqet të jenë të mbyllura, sepse kontrollet janë më të lehta./eo/