78-vjeçarit Mursel Maliqit dhe bashkëshortes së tij Rrahimes, Zoti nuk u fali asnjëherë fëmijë.

Andaj ditët e pleqërisë po i kalojnë në vetmi brenda mureve të shtëpisë së vjetëruar në Prekaz të Epërm.

Që të dy kanë probleme shëndetësore andaj pensionet që i marrin i shfrytëzojnë për barna dhe në pamundësi, faturat e energjisë elektrike ka vite që nuk i kanë paguar.

Pikërisht për këtë arsye, KEDS para pesë ditësh atyre ua ndali rrymën gjë e cila çiftit të moshuar ia ka vështirësuar edhe më tej jetën.

“E kanë nalë rrymën bile gjynah m’ka ardhë prej tij. Jom kanë në KEK pardje, kom kajtë. M’erdh gjynah. Thashë mu ka rrëzu plaku. Vallahin tha loke s’kem çka me të ba, qe po e thirri Bekimin. Që ta lëshon Bekimi, mirë e Zot, që s’ta lëshon, s’di çka me të ba. Tani tha hajt shko te shpija, edhe ma për këtë punë mos na u dokë ma këtu. Qështu ma bani. E kur erdha qëtu, pasha Zotin kom kajtë si fmija”, rrëfen 76-vjeçarja Rrahime Maliqi.

Si pasojë e kësaj, e moshuara duhet ta ndezë zjarrin për ta përgatitur ushqimin të cilin e bën me vështirësi për shkak se dorën e ka të thyer.

VIDEO