Kjo verë për mërgimtarët ishte shumë më ndryshe.

Pavarësisht masave kufizuese për virusin Covid-19, ata prapë morën rrugën për në Kosovë.

Por kthimi në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë ishte sfidues për ta. Kjo për shkak se shumë kosovarë e dërguan virusin në këto vende, raporton Front Online.

Vetëm gjatë muajit gusht, 2 mijë e 528 persona që janë kthyer nga Kosova për në Gjermani e kanë dërguar atje virusin.

Kështu mesatarja e rasteve ditore nga Kosova në Gjermani është 100, teksa Kosova prin si shteti që më së shumti e barti Coronavirusin në Gjermani.

Në anën tjetër gjatë këtij muaji, në total 9 mijë e 891 shtetas gjerman janë konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Numri total i infektimeve në Gjermani, vetëm gjatë muajit gusht ka arritur në 20 mijë e 278 raste, përfshirë edhe rastet e depërtuara nga vendet e tjera.

Kujtojmë që Kosova me 2 mijë e 528 raste, Kroacia me 1 mijë e 797 raste dhe Turqia me 1 mijë e 590 janë në top treshen e shteteve që kanë dërguar më së persona të infektuar me Coronavirus në Gjermani.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Gjermani janë konfirmuar pozitive 236 mijë e 429 raste me Coronavirus, janë shëruar 210 mijë e 600 persona si dhe janë shënuar 9 mijë e 280 raste të vdekjes./Front Online