ARBËRI
Për pak çaste nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, pa flamuj
Për pak çaste nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, pa flamuj
Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington.

Pamjet e para, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.

Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.