Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar një person është kanosur dje në Podujevë, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, personi është kanosur për shkak të një borxhi, derisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 12.02.2019 – 17:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në shtëpinë e tije lidhur me një borxhe është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info