Mbeturina të shumta kanë ‘kapluar’ qytetin e Podujevës prej se është ndërruar plani për mbledhjen e tyre, shkruan Llapi.info
Kësisoj, në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë, afër ‘Sillosit’ qytetarët janë detyruar t’i djegin mbeturinat pas grumbullimeve.
E për këtë është dashur të intervenojnë edhe zjarrfikësit. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00.
Në bazë të pamjeve të sigurua nga Llapi.info shihet intervenimi i zjarrfikësve në përpjekje për të shëruar zjarrin që tashmë është lokalizuar.
Ndërkohë, qytetarët kanë dërguar fotografi nga vendet e ndryshme të Komunës për grumbullime të shumta të bërllokut.
Kujtojmë, Komuna e Podujevës ditë më parë ka njoftuar se është ndërruar plani për mbledhjen e mbeturinave, ku pjesën më të madhe të vendit tashmë operon kompania “Pastrimi”./Llapi.info