Aktiviteti i “Malësia Invest” i paralajmëruar për tu mbajtur sot për fëmijët që duan të shohin filma vizatimorë në hapësirat e “Malësisë” është shtyre për një ditë tjetër shkaku i motit me shi, njofton Llapi.info.

Përmes një komunikatë “Malësia Invest” falënderon gjithë prindërit e interesuar dhe u premton atyre që gjatë javës së ardhshme do të mbahet aktiviteti për prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të shikojnë shfaqjen e një filmi vizatimor pa pagesë.

Më tej, në njoftim thuhet se nuk është caktuar data për mbajtjen e aktivitetit por ai do të mbahet gjatë javës së ardhshme dhe kur të vendoset data, do të lajmërohen mediat dhe fëmijët.