Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovë [ASK], për transportin në Kosovë, tregojnë se vetëm në muajin nëntor 2023, numri i qytetarëve që udhëtuan me aeroplanë ishte mbi 225 mijë, duke shënuar një rritje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Për një muaj, numri i udhëtarëve është rreth 14 për qind më i lartë që përdorën aeroplanin si mjet udhëtimi.
“Në muajin nëntor 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 713 ose 11,6% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 225 482 ose 13,9% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2022)”-thuhet në komunikatë.
Ndryshe nga transporti ajror, përdorimi i trenit nga qytetarët në Kosovë për të njëjtin muaj pati rënie. Në muajin nëntor të viti 2023 numri i udhëtarëve ishte 5,782 apo 8,5 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të vitit paraprak, ndërsa sasia e mallrave të transportuar ishte 3,397 neto tonë.