Pas publikimit të një video afër 10 minutëshe në rrjetet sociale ku shihej vetura e të parit të komunës së Podujevës, Agim Veliut të parkuar në trotuar, zëdhënsi i kësaj komune, Bujar Gimolli ka reaguar me koment në videon e shpërndarë, ku shkruan se në institucionet publike të vendit, sipas tij, veturat e drejtuesit e kanë vendin para derës.
Këtë gjë e ka arsyetuar edhe me faktin që komuna e Podujevës nuk e ofron këtë shërbim, ani pse vetëm pak metra më tutje, afër komunës së Podujevës, gjindet një parking privat.
Komenti i Gimollit: