Në fshatin Peran, Podujevë, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, transmeton Llapi.info.

Policia e Kosovës njofton se ata u arrestuan pasi janë ndalur me një veturë për të cilën nuk posedonin dokumente.

Pas verifikimit, vetura ka rezultuar se i përket viktimës mashkulli K-Shqiptar dhe dyshohet se është vjedhur nga të dyshuarit.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Llapi.info