Për dallim nga qyteti i Prizrenit ku disa të rinjë përdhosën flamurin turk, në Herticë të Podujevës një i tillë është vendosur dhe valvon përkrah flamurit kosovar, shkruan Llapi.info.
Në disa foto të publikuara në rrjete sociale thuhet se vendosja e dy flamujve, atij kosovar dhe turk është bërë në brezin kufitar me shtetin serb. Sipas tyre, kjo është bërë në shenjë mirënjohje për kontributin e shtetit Turk të dhënë për Kosovën.
Postimi i polotë:
Në brezin kufitarë me Serbinë, në fshatin Herticë, komuna e Podujevës, për nderë të përvjetorit të 9, të shpalljës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është vendosur që nga tani e tutje të valëviten së bashku Flamuri i Kosovës dhe ai Turk.
Duke shprehë mirënjohjën ndaj shtetit turk për ndihmën e dhënë, i diplomuari në departamentin e shkencave politike në UP, me temën “Thellësitë Strategjike” në libirin bazë të Ahmet Davutoğlu, njëherësh banor i fshatit dhe ndërrmarrës i iniciativës në fjalë, thekson se flamuri do të valëvitet aty gjithmonë.