Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot po mbahet protestë para Policisë së Kosovës.

Kjo protestë është organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues, përcjell lajmi.net.

‘Shtet përdhunues’, ‘Përdhunuesit në burg’, ‘Ti nuk je hetues je përdhunues’, ‘Bac na e nxijtën ftyrën’, kanë shkruar ata në disa pankarta.

Protesta po zhvillohet para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë.