Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Ai thotë se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për freski, për diçka të re.
Florentino Perez ka thënë se janë të befasuar me vendimin e Zinedine Zidane, por i dëshirojnë më të mirën.
“Ishte vendim i papritur. Është ditë trishtuese për ne, për tifozët, për gjithë klubin”, tha Perez.