Gazmend Sinani do të varroset sot në ora 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kur dhe ku do të bëhet varrimi i Sinanit përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Përfaqësuesi i Kosovës në basketboll humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti rrugor.

Njoftimi zyrtar:

PUSHO I QETË, KAMPION!
Me pikëllim të madh morrëm lajmin e hidhur se -ish lojtari i akademisë tonë i cili dha kontribut të papërshkrueshëm në fitore të shumta të titujve të kampionit, Gazmend Sinani, tragjikisht ndëroi jetë mbrëmë në Gjakovë.
Me Gazin e ndjerë ishte edhe Granit Rugova, Fisnik Rugova, Kujtim Shala dhe Altin Morina, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën!
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e qytetit ne Prishtinë, ne ora 18:00
KB Prishtina ngushllon familjen Sinani dhe të gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit.
Pusho i qetë, Gaz!
#GazmendSinani15