Llapi ka prezantuar dje futbollistin kolumbian, Arleison Martinez, derisa e ka vlerësuar si super-përforcim për skuadrën.
Megjithatë, sulmuesi 22-vjeçar para disa javësh ishte në prova te skuadra e Dritës, por nuk e bindi shtabin teknik.
Martinez ka qenë anëtar i ekipit të Ligës së Dytë kolumbiane, Patriotas, ndërsa në vitin 2014 ishte transferuar te skuadra argjentinase, Jorge Newbery, njofton faqja Fansat e futbollit kosovar.
Ai ka ardhur si transferim me ndërmjetësimin e Vedat Bajramit.