Garazhi i një ndërtese është përfshirë nga zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Selim Pacoli, nënkryetari i Komunë së Prishtinës, ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
“Unë rastësisht isha duke kaluar në këtë pjesë dhe pash se çka është duke ndodhur kështu u ndala. Në bashkëpunim me policinë dhe zjarrfikësit u afrova deri tek vendi i ngjarjes, dhe pash që nuk dëme materiale fatmirësisht edhe dëme njerëzore”.
“Nuk dihen shkaqet e zjarrit deri tani por kjo është një pronë private, aty janë tri garazhe radhazi dhe njëra është përfshi nga zjarri i cili është fikur shpejtë”,ka thënë Selimi.
Ndërsa Shaban Kelmendi, shef i ndërrimit në njësinë e Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se kjo është hera e 3 që brenda tetë ditë kanë intervenuar në këtë pjesë.
“Me marrjen e informacionit kemi dal në vendin e ngjarjes, kjo është hera e tretë që brenda tetë ditëe kemi intervenu në këtë pjesë. Këtë herë ka qenë një veturë brenda të cilën e kemi shpëtu”, ka thënë Kelmendi.