Ka përfunduar kampanja e ligjeratave vetëdijësusese të zyrtarëve policor të Stacionit të Podujevës, ligjerata këto të mbajtura në shkollat fillore të Podujevës, njofton Llapi.info.

Kordinatori i Njësive në Stacionin Policor të Podujevës, Fadil Babatinca, në një prononcim për Llapi.info tha se ligjeratat janë mbajtur në pesë shkolla fillore në qytet dhe kanë marrë pjesë 318 nxënës të klasëve të nënta.

Këto ligjerata kishin për qëllim vetëdijësimi e nxënësve lidhur me trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale.

Kampanja e këtyre ligjeratave ka zgjatur tri ditë rresht. Fadil Babatinca tha për Llapi.info se një kampanjë e tillë sipas mundësive do të vazhdojë, por njëherë jo.

Shkollat fillore në të cilat janë mbajtur këto ligjerata janë: Sh.F. “Shaban Shala”, “Xheladin Rekaliu”, “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri” dhe Sh.F. “Enver Maloku”./Llapi.info