Llapi dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshjen derbi të javës së tetë të futbollit kosovar.

Asnjë nga skuadrat nuk arritën të gjenin golin duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 0-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në anën tjetër Malisheva ka shënuar fitore solide ndaj Suharekës.

Veliu, Bunjaku dhe Hazrollaj realizuan për fitoren e Malishevës teksa për Suharekën golin e vetëm e realizoi, Mevlan Zeka.