Ka përfunduar falja e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë e qytetit “Met Podjeva” në Podujevë, njofton Llapi.info
Në faljen e Fitër Bajramit në këtë xhami ishte një numër i madh i qytetarëve, të cilëve u është drejtuar me ligjëratë, Vedat Shabani.
Shabani shtoi se veprat e mira të bëra në Ramazan duhet vazhduar edhe tutje.
Ndërsa, faljen e Bajramit e ka bërë myezini Fahredin Jashari./Llapi.info