Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.
Një ndeshje ndeshje e fortë mes dy skuadrave që po luftojnë për objektiva të kundërta.
Llapi kaloi në epërsi në minutën e 25-të me IliriKrasniqi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në mesin e pjesës së dytë ishte Abdullah Oyekanmi që arriti të barazojë rezultatin në 1-1.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, 89-shi arriti që të fitojë penallti.
Samir Sahiti ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 2-1.
Me këtë fitore Trepça ’89 ka 33 pikë dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërsa Llapo bie në pozitën e pestë me 39 pikë.