Me rezultat 2:2 ka përfunduar ndeshja mes KF. “Drita” dhe KF.”Llapi”.
Ekipi gjilanas ishte në epërsi qysh në minutën e 39’ të pjesës së parë me golin e sulmuesit Alban Shillova.
Ndërsa, rezultatin në 2:0 për Dritën e solli në minutën e 46’ Festim Krasniqi.
Por, epërsin prej 2 me 0, KF. “Llapi” arriti ta thyente me golin e Besnik Ibishit në minutën e 65’ dhe në minutën e 84’ me golin e Alban Mavriqit.
Me këtë ndeshje KF. “Llapi” arrin kuotën e pikëve në 27 pikë dhe ruan pozitën e dytë të tables së Raiffiesen Superligës së Kosovës.
Ndërsa, KF. “Drita” mbetet në pozitën e 8-të me 18 pikë./Llapi.info