Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Gjilani me rezultat  0-2, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta solli më shumë raste shënimi.

Skuadra llapjane e gjeti golin në minutën e 82’të të takimit, me anë të Valmir Veliut, i cili realizoi për 0-1.

Kur po zhvillohej minuta e 93’, Muhamet Hyseni shënoi për 0-2, pas asistimit nga Ahmed Januzi. Ky ishte njëherësh edhe epilogu përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 28 pikëve dhe radhitet në pozitën e dytë, kurse Gjilani ka 14 sosh dhe pozicionohet në vendin e shtatë.

Xhiron e radhës, ekipi nga Podujeva pret në “Zahir Pajaziti” Malishevën, kurse Gjilani i shkon Lirisë së Prizrenit./Llapi.info

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.